Zbulohet sot shtatorja e presidentit Rugova në Podujevë, merr pjesë Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të marrë pjesë në zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.
Zyra e Presidentes përmes një komunikate për media ka njoftuar kjo ngjarje pritet të mbahet me fillim nga ora 13:00.
“Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në Podujevë”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë në njoftimin e Komunës së Podujevës, thuhet ndër të tjera se kjo shtatore e cila është financuar me buxhetin e komunës, do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale.
Kjo datë shënon edhe 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, raporton rtk.