Kryeministri Kurti uron sportistët e Kosovës në LM Heraklion 2023

Kryeministri Kurti uron sportistët e Kosovës në LM Heraklion 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka uruar sukses sportistëve kosovar që po marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare në rërë, Heraklion 2023.

Kosova është pjesë e këtyre lojërave për të dytën herë, derisa mbrëmë u mbajt ceremonia hapëse e Lojërave Mesdhetare në rërë, Heraklion 2023.

“26 sportistët tanë parakaluan mbrëmë në ceremoninë hapëse të Lojërave 2023, në Qendrën e Sporteve në Rërë “Karteros”, përsëri në Greqi, mirëpo kësaj radhe në qytetin e bukur të Kretës, në Heraklion. Lojërat Mesdhetare në rërë, Heraklion 2023, përfshijnë gjithsej 13 sporte dhe kanë pjesëmarrjen e 26 shteteve me mbi 1500 sportistë. Sportet në të cilat Kosova po garon përfshijnë hendbollin në rërë, volejbollin në rërë, basketbollin 3×3, notin e hapur dhe karatenë në rërë. Ju uroj shumë suksese sportistëve tanë pjesëmarrës të cilët garojnë ditëve në vazhdim. Si nikoqir të Lojërave Mesdhetare 2030, padyshim që motivi për performancë dhe rezultate është shumë më i lartë”, ka shkruar kryeministri Kurti në Instagram.

Share This