Kosova e nis me humbje, mundët nga Rumania
Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve.
Kosova është mundur nga Rumania, me rezultat 0-3, të premten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’.
Futbollistët e Kombëtares sonë, bën paraqitje të mirë në pjesën e parë, por jo edhe në të dytën.
Në pjesëlojën e parë Dardanët e kontrolluan më mirë lojën në terren duke rrezikuar më shumë, megjithatë, ishte Man (40’), i cili zhbllokojë ndeshjen nga një kundërsulm duke kaluar Rumaninë në avantazh prej 0-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e kësaj sfidë.
Ndonëse në fraksionin e dytë pritje lojë edhe më e mirë e skuadrës sonë, megjithatë, të besuarit e Franco Foda-s zhgënjyen me lojën e tyre në 45-minutëshin e dytë duke pësuar edhe dy gola përmes Marin (51’ nga penalltia) dhe Dragus (82’).
Kosova në dhjetëminutëshin e fundit luajti më një lojtar më pak në terren pasi që Vovojda u ‘skuq’.
Kosova e nisi keq sezonin e ri në Ligën e Kombeve, derisa Kombëtarja jonë ndeshjen e radhës e luan pas tri ditësh në udhëtim tek Qipro.