Kryediplomati turk: Problemet e Kosovës me Serbinë zgjidhen vetëm me dialog
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan ka thënë se rruga e vetme e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është dialogu.
“Me përmirësimin e kushteve të sigurisë do të hapet një hapësirë më e gjerë për dialogë dhe diplomaci. Në këtë kontekst ne besojmë se problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen vetëm me dialog”, tha Fidan pas takimit me ministren Donika Gërvalla, raporton Klanksosova.tv.
Fidan përmendi se Turqia mbështet Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Ne mbështesim përpjekjet për të arritur normalizimin mes dy vendeve. Ne si Turqi, ofrojmë mbështetje dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në trajnime dhe armatime. Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe në të ardhmen”, u shpreh ministri.