Përleshje në Prishtinë, 3 të lënduar dhe 6 të shoqëruar në polici
Të enjten (sonte) në lagjen Emshir të Prishtinës ka pasur përleshje fizike mes disa personave.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, tha për RTK-në se tre persona kanë pësuar lëndime fizike të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona”, tha ajo.
Tutje tha Ahmeti se bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.
“Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Ahmeti.