Sonte Shqipëri-Poloni, kuqezinjtë luajnë ‘finalen’ e kualifikimit
Kombëtarja shqiptare në futboll, sonte në ‘Air Albania’ do të përballet me Poloninë.
Kuqezinjtë dhe polakët ballafaqohen në kuadër të Grupit E të kualifikueseve për EURO 2024.
Shqipëria në duel me Poloninë hyn pas barazimit kundër Çekisë, dhe në duel me polakët synon fitore në një sfidë të jetë të rëndësishme për të dy skuadrat në garën për të siguruar një vend që çon në ‘Gjermania 2024’.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, braziliani Sylvinho në konferencën për media, është shprehur optimist së të besuarit e tij do të bëjnë paraqitje të mirë në duel me polakët.
“Kam thënë që ditën e parë se kemi një skuadër me zemër dhe shpirt. Më pas nisi puna menjëherë, organizimi i ekipit, kemi ndjekur lojtarët kudo që kanë qenë, i kemi monitoruar dhe tani vazhdojmë punojmë për të ecur përpara me objektivat tonë. Edhe me Poloninë, mendoj se është e njëjta situatë. Pres që skuadra të ketë sjelljen e duhur në fushë, duke vendosur zemrën dhe shpirtin. Do të kemi një stadium plot më 20 mijë tifozë. Me mbështetjen e popullit shqiptar mund të bëjmë diçka të madhe. E dimë që është një ndeshje e vështirë, por shkojmë me zemër dhe shpirt, me të gjithë popullin shqiptar në fushë. Futbolli është i bukur pikërisht për atë që ndodh aty, gjithçka mund të ndodhë në 90 minuta. Të gjithë lojtarët zbresin në fushë për të fituar, e njëjta gjë ndodh edhe me kundërshtarin. Tani po flasim për Poloninë, është ndryshe nga Çekia. Duhet të përgatitemi sa më mirë”, ka thënë Sylvinho.
Shqipëria aktualisht ndodhet në vendin e dytë me shtatë pikë të tubuara, një më shumë së Polonia, derisa grupin e kryeson Çekia më tetë pikë të tubuara.
Ndeshja Shqipëri-Kosovë fillon në orën 20:45.