Rashica: Komod përkrah Muriqit, të fitojmë në Rumani
Milot Rashica analizoi barazimin 2-2 mes Kosovës dhe Zvicrës në emisionin “Dardanët” në SuperSport 3, atje ku theksoi se objektivi tashmë është fitorja në Rumani.
“Të gjithë e dinim rëndësinë e ndeshjes. Besoj se ishte performancë shumë e mirë, kishim mundësi të shënonim edhe në pjesën e parë. Por luajtëm përballë kundërshtarit më të mirë në grup, dhamë maksimumin.
Taktika? U fokusuam pak më shumë në mbrojtje. Provuam kundërsulmet dhe t’u mbyllnim mesfushën. Ia dolëm dhe shënuam gola.
Muriqi? E preferoj të luaj këtë pozicion, sidomos kur ke një sulmues të fuqishëm si Vedati, i cili fiton duelet.
Rumania? E dimë rëndësinë e asaj ndeshjeje. Do të shkojmë për fitore atje. Duhet të fitonim sot, por edhe barazimi ishte shtysë”, u shpreh sulmuesi i Besiktasit.