Gërvalla: Kosova është tregim suksesi i Perëndimit

Gërvalla: Kosova është tregim suksesi i Perëndimit

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në panel diskutimi në Forumin Ekonomik të Bledit, deklaroi se raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë shkojnë përtej punëve ditore.

Duke rikujtuar se Kosova është tregim suksesi i Perëndimit.

“Kosova është një histori suksesi amerikane dhe evropiane, sepse na duhej NATO për të ndalur luftën dhe gjenocidin dhe për t’i sjellë lirinë popullit tonë, dhe kjo është arsyeja pse ky realitet është shumë përtej asaj që ne po bëjmë në vende të ndryshme”, theksoi Gërvalla.

Duke folur për çështjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, kryediplomatja kosovare tha se do të vazhdohet hapja e tyre.

“Ajo çfarë po bëjmë, kemi pasur diskutim për hapjen e urave, po pra do të vazhdojmë të hapim urat, sepse ato janë për të bashkuar njerëzit dhe qytetet, urat s’janë për të mbetur aty me simbolet e vjetra të Sllobodan Millosheviqit në qytet të ndarë. Do të vazhdojmë të ofrojmë për të gjithë  shansin për të jetuar në paqe dhe siguri në vendin tonë”, është shprehur ajo.

Ministrja e Jashtme ka thënë se veprimet e Kosovës s’janë provokim për askënd dhe se provokim për Serbinë është vetë ekzistenca e shtetit dhe Republikës së Kosovës.

“S’do të ndalemi së bëri gjënë e duhur, sepse në anën tjetër të kufirit ka njerëz që nuk janë të interesuar të shohin prosperitetin e Kosovës duke prosperuar. Dhe për të qenë e hapur dhe e sinqertë me ju. Ajo që po bëjmë s’është provokim për askënd, ekzistenca jonë si Kosovës, si Republikë, është provokim për fqinjin tonë verior. Por s’mund të zhdukemi dhe jemi aty për të qëndruar dhe do të qëndrojmë të ofrojmë perspektivë më të mirë për qytetarët tonë”, tha Gërvalla, raporton rtk.

Share This