Rrahmani pas barazimit me Zvicrën: S’është keq, kemi frymë të re
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahamni është shprehur i kënaqur me barazimin ndaj Zvicrës.
Dardanët dhe helvetët luajtën baras 2-2, sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Mbrojtësi kosovar pas ndeshjes tha se barazimi ndaj Zvicrës nuk është rezultat i keq.
“Normalisht jemi të kënaqur për atë që ka dhënë skuadra. Nuk është keq. Kemi frymë të re. Po mundohemi të jemi sa më kompaktë”, ka thënë Rrahmani.
Pas këtij barazimi, Kosova ka katër pikë në vendin e pestë, derisa Zvicra kryeson grupin I me 11 pikë.
Dardanët të martën që vjen në Bukuresht luajnë ndeshjen e radhës kundër Rumanisë.