Arbitri Aliyar Aghayev ndanë drejtësinë në ndeshjen Kosova-Rumania
Tashmë është zyrtare. Arbitri nga Azerbajxhani Aliyar Aghayev, do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Rumania-Kosova.
Dardanët dhe rumunët do të përballen të premten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.
Asistentët e 36-vjeçarit Aghayev do të jenë Zeynal Zeynalov dhe Akif Amirali, po ashtu nga Azerbajxhani.
Dueli mes Kosovës dhe Rumanisë fillon në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.