Kurti: Qeverisja e mirë dhe e ndershme po e bën shtetit tonë tërheqës për investime

Kurti: Qeverisja e mirë dhe e ndershme po e bën shtetit tonë tërheqës për investime

Kryeministri Albin Kurti ka folur për investimet e huaja direkte gjatë qeverisjes së tij.

Ai ka thënë se mesatarja vjetore e investimeve të huaja direkte gjatë qeverisjes së tyre është 705.6 milionë euro apo 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara e cila është 299.8 milionë euro nëse e marrim nga viti 2007 e këtej.

“Qeverisja e mirë dhe e ndershme, me besueshmëri dhe kënaqshmëri të lartë qytetare, sundimi i ligjit, përparimi demokratik, stabiliteti institucional, reformat ekonomike, përgjegjshmëria fiskale, politikat tatimore të përshtatshme, mbështetja e investimeve përmes garantimit të kredive, fuqia punëtore e kualifikuar, e me skemat e punësimit të subvencionuara nga qeveria po e bëjmë shtetit tonë një destinacion përherë e më shumë tërheqës për investime dhe opsion gjithnjë e më të favorshëm për investitorë të huaj”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Share This