Mbyllet pjesa e parë, Zvicra në epërsi ndaj Kosovës
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Zvicër, me avantazhin e skuadrës mike prej 0-1.
‘Dardanët’ dhe helvetët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.
Pjesëloja e parë, ka dhuruar një sfidë joshëse në një atmosferë të bukur sportive të krijuar nga mbi 13 mijë tifozë.
Ishte Freuler (14’), i cili zhbllokojë lojën duke kaluar Zvicrën në epërsi prej 0-1.
Kombëtarja jonë u shfaq disa herë e rrezikshme, sidomos rast të mirë kishte Bernard Berisha, i cili dështojë të shënojë nga pozita ideale.