Drita e nis me fitore, mposht Ferizajn
Drita sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, e ka nisur me fitore.
Gjilanasit mundën Ferizajn, me rezultat 3-1, të hënën pasdite në ndeshjen e fundit të javës së katërt në elitën e futbollit tonë.
Kjo sfidë ishte e para e këtij kampionati për Dritën për shkak të pjesëmarrjes së skuadrës gjilanase në garat evropiane.
Almir Ajzeraj, Arb Manaj dhe Ilir Mustafa shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Zekirija Ramadanit, kurse, golin e vetëm për Ferizajn e realizoi Edon Sadriu nga penalltia.
Ky është trepikëshi i pari i Dritës në garën për kreun e tabelës.