Kumbulla i lumtur të Espanyoli: Po ndihem si në shtëpi
Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, ka thënë se po ndihet mirë te skuadra spanjolle, Espanyol.
Reprezentuesi i Shqipërisë gjatë kësaj verë, iu bashkua skuadrës spanjolle në formë huazimi nga AS Roma.
Kumbulla, i cili deri tani ka zhvilluar tri ndeshje me Espanyolin përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, thotë se tek klubi i ri po ndihet si në shtëpi.
“Edhe pse kam vetëm pak kohë që jam këtu, më keni bërë të ndihem si në familje. Forca Espanyol”, ka shkruar Kumbulla.