Fazliji, futbollisti i Kosovës që u rrit në Zvicër, për lojën e sotme: Kaos emocionesh
Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji, me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe i rritur në Zvicër ka folur për ndeshjen e sotme të cilën Kosova do ta luaj pikërisht kundër Zvicër.
Fazliji tha se ndeshja kundër Zvicrës do të jetë shumë e veçantë, pasi siç tha ai, është rritur në Zvicër dhe do ta kaloj gjithë jetën e tij atje.
“Mendoj se do të jetë një kaos emocionesh për shumëkënd, sepse nga të dyja palët ka lojtarë me rrënjë në vendin tjetër. Do të jetë një “ndeshje miqësore”, por do të ketë edhe pika të rëndësishme në lojë”, tha Fazliji në një intervistë për Ëatson, transmeton KK,
Pavarësisht miqësisë së lojtarëve në ndeshjen e sotme, Fazliji tha se do të bëjë gjithçka që Kosova t’i fitojë tri pikë të plota kundër Zvicrës.
Kujtojmë se sonte nga ora 20:45 Kosova e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri” në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kualifikimeve.
Kosovës i duhen tri pikë të plota në mënyrë që të mbaj gjallë shpresat për një kualifikim tutje në Euro 2024.