A do ta përmbyse Drita gjigantin çek?

A do ta përmbyse Drita gjigantin çek?

Drita ka sot një sfidë të madhe përballë Legias së Varshavës në ndeshjen e kthimit të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës.

Pas humbjes 2:0 në Varshavë, ekipi gjilanas synon të ketë një performancë të shkëlqyeshme në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00, e që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTK.

Në kampin e skuadrës gjilanase janë shprehur optimistë se me përkrahjen e tifozëve do të mund të arrijnë përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë.

Sipas të dhënave të fundit interesimi i tifozëve për këtë ndeshje është i madh, pasi deri më tash janë shitur rreth 7 mijë bileta.

Skuadra e Dritës në garat evropiane në vazhdimësi ka bërë paraqitje të mira, por nuk ka arritur të kualifikohet në fazën grupore.

Tani e ka një mundësi të tillë, por për të arritur këtë i duhet mbështetja e tifozëve, por edhe fati.

Share This