Tri ndeshje, tri fitore, Barça me përmbysje mposht Vallecanon

Tri ndeshje, tri fitore, Barça me përmbysje mposht Vallecanon

Tri ndeshje, tri fitore. Barcelona furishëm e ka nis këtë sezon të garave në La Ligën spanjolle.

Katalonasit sonte në udhëtim mposhtën Rayo Vallecanon, me rezultat 1-2, sfidë kjo e luajtur në kuadër të javës së tretë në elitën spanjolle.

Të besuarit e Hanis Flick mundën Vallecanon me përmbysje duke arkëtuar edhe tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Fillimisht Lopez (9’), kalojë skuadrën nikoqire në epërsi prej 1-0.

Pas njëorë lojë, ishte Pedri, i cili barazoi shifrat në 1-1, duke e rikthyer në lojë skuadrën e Barcelonës.

Sulmuesi Olmo (82’), i sapo futur në lojë, gjeti golin e fitores për Barcelonën e cila tani ka shtatë pikë aq sa ka edhe Villareal në pozitën e parë, kurse, Vallecano ka dy pikë me pak në pozitën e katërt.

Share This