Admirali amerikan takon kryeministin Kurti, flasin për sigurinë e dialogun
Admirali amerikan Stuart Munsch është pritur sot në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në një komunikatë për media të lëshuar nga Komanda e Napolit, theksohet se biseda është fokusuar në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigursë në vend dhe për mbështetjen e NATO-s për dialogun Kosovë-Serbi.
“Komandanti i JFC Naples, Admirali Stuart Munsch, u takua sot me z. Kurti në Prishtinë, Kosovë. Diskutimet e sotme u përqendruan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në të gjithë Kosovën dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.