Deputetja Deliu: Thaçi 10 vjet më parë i kishte dyfishuar pagat e sektorit publik
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka komentuar rritjen e pagës nga qeveria Kurti për 6.8 euro.
Ajo ka thënë se saktësisht 10 vjet më parë, ish-kryeministri Hashim Thaçi i kishte dyfishuar pagat e sektorit publik në Kosovë.
“Për shembull, paga e një polici ishte bërë nga 247 euro, në 589 euro. Sot, Qeveria i paska rritur pagat për 6.8 euro – të cilat ua paska marrë mbrapa duke ua rritur edhe tatimin mbi pagë. Shumë mirë. Tamam reflektim i fuqisë, punës dhe vizionit të saj. Përparim se jo mahi”, ka shkruar Deliu në “Facebook”.