Motta: Juve ka lojtarë të fortë dhe me cilësi të shkëlqyera

Motta: Juve ka lojtarë të fortë dhe me cilësi të shkëlqyera

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, ka thënë së është i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Verona-s.

Torinezët mundën Veronën (0-3), të hënën mbrëma në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit italian.

Sipas Motta-s, tek Juve lojtarët janë të fortë dhe djem që kanë cilësi të mëdha.

“Në planin psikologjik ne të gjithë punojmë, por janë djem të fortë, janë djem që kanë talent të madh, cilësi të shkëlqyera teknike, fizike, mendore, djem të një ekipi të nivelit të lartë”, ka thënë Mottas pas fitores ndaj Veronas.

“Tifozët krijuan një atmosferë të këndshme që nga fillim i ndeshjes. Ne punuam mirë dhe fituam me meritë”, ka theksuar ai.

Pas javës së dytë, Juve është në krye të tabelës me gjashtë pikë, dy më shumë Interi, Torino, Genoa, Parma, Udinese dhe Empoli.

Share This