Kosova U21 pëson humbje nga Polonia
Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në udhëtim te Polonia në kuadër të xhiros së dytë për Kampionatin Evropian.
“Dardanët” e rinj ishin më të dobët se Polonia U21, që fituan me rezultat bindës 3:0.
Polakët ishin më të mirë se kosovarët duke i dominuar nga minuta e parë, duke ndërtuar aksione të shumta.
Pas vetëm 25 minutave lojë, mbrojtësi Ariel Mosor kaloi Poloninë në epërsi pas një harkimi të Rakoczyt (25’).
Ndërsa, pesë minuta më vonë mesfushori Michal Rakoczy dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Legowski.
Polonia vazhdoi me këtë dominim duke e vulosur fitoren me anë të Rakoczy, për të cilin ishte goli i dytë personal në këtë takim (44’).
Kosova tentoi në pjesën e dytë që të këndellet dhe të kthehet në lojë, por që assesi s’ia dolën duke mos arritur ta ‘thyejnë’ mbrojtjen polake.
Kësisoj, Polonia U21 merr liderin në grupin D me tre pikë, aq sa ka Kosova një pozitë më poshtë.
Skuadra e drejtuar Afrim Tovërlanit do ta zhvillojë një ndeshje edhe më të vështirë pas katër ditëve, ku do ta presin Gjermaninë U21 në “Fadil Vokrri”.