Flick: Qëllimi i Barcelonës gjithmonë është fitimi i ligës

Flick: Qëllimi i Barcelonës gjithmonë është fitimi i ligës

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka thënë se është i kënaqur me startin e skuadrës së tij në La Ligë.

Katalonasit e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në elitën e futbollit spanjoll, duke shënuar dy fitore radhazi.

Strategu gjerman në konferencën për media, në prag të sfidës me Rayo Vallecanon, thotë se skuadra e tij gjithmonë e ka objektiv fitimin e La Ligës.

“Qëllimi në Barcelonë duhet të jetë gjithmonë fitimi i ligës”, ka thënë Flick.

Ai thotë se do të jetë një rrugë e gjatë, por Flick është i  bindur se Barcelona mund të arrijë objektivat e saj.

“Është një rrugë e gjatë, por ne kemi filluar mirë, edhe pse gjithçka mund të ndryshojë shpejt. Tani jemi të lumtur për fillimin tonë dhe kemi besim. Ne jemi shumë të kënaqur me atë që ekipi po bën në fushë. Cilësia e seancave stërvitore është e mirë, lojtarët janë shumë të përqendruar, intensiteti është i mirë dhe këtë mund ta shihni në ndeshje”, ka theksuar Flick.

Rayo Vallecano dhe Barcelona do të përballen të martën mbrëma në Madrid.

Share This