Lautaro përplaset me Messi-n, tifozët: Nuk është nga Argjentina

Lautaro përplaset me Messi-n, tifozët: Nuk është nga Argjentina

Lautaro Martinez vs Lionel Messi. Gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Ekuadorit, të fituar nga Albiceleste falë një goditje dënimi nga numri dhjetë, dymbëdhjetë minuta nga fundi, ka pasur një përplasje mes sulmuesit të Interit dhe “Pulce”.

Të dy u përplasën gjatë një aksioni: Messi po përpiqej të futej në zonën e kundërshtarit dhe u përplas me Lautaro, i cili e rrëzoi në tokë.

“Kontrollo pasaportën. Martinez nuk është argjentinas”, shkruanin fansat në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Interit me sa duket nuk lëviz kur vjen Messi, i cili në mënyrë të pashmangshme e godet dhe më pas u rrëzua në fushë.

Share This