Napoli mposht Bologna-n, asiston Rrahmani, Empoli shtang Romën
Napoli ka arritur fitoren e parë në sezonin e ri në Serie A.
‘Napolitanët’ mundën Bologna-n, me rezultat 3-0, të dielën në ‘Diego Maradona’.
Napoli skuadër në të cilën mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani është një nga lojtarët kryesor, bëri paraqitje më të mirë se skuadra mike.
Të besuarit e Antonio Cones më shumë e kërkuan fitoren të cilën e gjetëm përmes Lorenzo (45’), Kvaratskhelia (75’) dhe Simeone (905’). Kapiteni i Kosovës asistoi në golin e Kvaratskhelia.
Ndërkohë, Empoli i Ardian Ismajlit e ka mposhtur në udhëtim Romën, me rezultat 1-2.
Reprezentuesi shqiptar i Empolit ishte titullar, derisa Gyasi (45’) dhe Colombo (61’) nga penalltia shënuan për fitoren e Empolit, kurse, golin e vetëm për ‘romakët’ e realizoi Shomurodov (80’).
Pas kësaj fitore, Empoli ka katër pikë në vendin e gjashtë, kurse, Roma ka vetëm një pikë në pozitën e 15-të.