Chelsea e ‘shpartallon’ Wolvesin
Chelsea ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Wolves, për ta regjistruar triumfin e parë këtë sezon në Premier League.
“Blutë” ishin të jashtëzakonshëm duke fituar me rezultat 2:6.
Nicolas Jackson kaloi Chelsean në epërsi pas vetëm dy minutave lojë duke shënuar me kokë.
Wolves e barazoi me anë të Mathues Cunha, mirëpo që VAR-i ia anuloi për pozitë jashtë loje. Sidoqoftë, i njëjti 10 minuta më vonë e barazoi prapë rezultatin – këtë herë pas asistimit të Ait Nourit (27’).
Chelsea prapë mori epërsinë, me Cole Palmer që realizoi një gol fantastik (45’).
Sidoqoftë, vetëm gjashtë minuta më vonë Larsen realizoi pas një asistimi të Totit (45+6’).
Në pjesën e dytë, skuadra londineze ishte thjesht e pandalshme. Noni Madueke e riktheu epërsinë duke e lënë të shtangur portierin Jose Sa (49’).
I njëjtë më pas realizoi edhe dy gola tjerë për ta kompletuar het-trikun (58’, 63’) dhe dërguar rezultatin në 2:5. Vlen të ceket se Palmer asistoi në të tre rastet.
Ndërsa, fitoren e vulosi transferimi më i fundit Joao Felix me një goditje precize pas asistimit të Pedro Netos (80’).
Chelsea tani ngjitët në pozitën e shtatë me tre pikë, derisa Wolvesi qëndron në vendin e parafundit pa pikë.