Sot moti me diell e i vranët, temperaturat deri 34 gradë

Sot moti me diell e i vranët, temperaturat deri 34 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”, njofton IHMK.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, këshillon të respektohen udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Share This