Rrahmani: Motivi për ndeshjen me Zvicrën i madh, më e forta e grupit

Rrahmani: Motivi për ndeshjen me Zvicrën i madh, më e forta e grupit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahamni ka thënë se Zvicra është skuadra më  e fortë e grupit, prandaj motivi për t`u ndeshur me të është i madh.

Ai ka folur në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes, e cila është e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

“Normalisht se është një ndeshje e rëndësishme. Jemi të motivuar sepse e kemi përball kundërshtarin më të fortë në grup. Ndoshta nuk është momenti i mirë sepse kemi nevojë për pikë, por duhet të jemi të përgatitur për nesër”, ka thënë kapiteni i Kosovës që është pjesë e Napolit. “Zvicra është kombëtare shumë e fortë. Gjithmonë merr pjesë në Botëror dhe Evropian”.

Ai u ka sugjeruar futbollistëve të papërcaktuar ta zgjedhin Kosovën, por ka thënë se ndihet krenar me sukseset e futbollistëve nga Kosova që luajnë te Zvicra.

“Të dy janë shqiptarë dhe krenohemi me ta (Xhaka e Shaqiri v.j.). Jemi krenar kur kanë shënuar ndaj Serbisë dhe krenohemi për të gjithë sukseset e tyre”.

Share This