Dyfishohet koha e pritjeve te “Dheu i Bardhë”, shkon në një orë
Janë zgjatur pritjet për dalje nga Kosova përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë.
Ato tashmë po shkojnë deri në një orë.
Në përditësimin paraprak nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për dalje nga pika kufitare e lartcekur arrinin në gjysmë ore.
Pritjet për dalje në Jarinje, momentalisht janë 10 minuta, përcjell Klankosova.tv.