Policia konfiskon dy armë zjarri në Klinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë konfiskuat të premtën dy armë zjarri të cilat dyshohet se janë përdorur në aheng familjar në Gllarevë të Klinës.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa janë sekuestruar një armë AK-47, një revole me gaz dhe 14 fishekë kalibrash të ndryshëm.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari janë sekuestruar: një armë AK-47, një revole me gaz dhe 14 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, raporton rtk.