Kosovës i besohet organizimi i Lojërave Mesdhetare të vitit 2030
Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Medhetare më 2030.
Kështu është vendosur në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare mbajtur në Heraklion të Greqisë.
Pesëdhjetë e pesë vota kanë qenë pro, tetë kundër dhe tri abstenime.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky është një nder që i është bërë Kosovës.
“Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve!”, është shprehur Kurti.
Ndryshe, kjo është hera e parë që Kosovës i besohet një organizim i tillë.