Trump, miting pas një xhami anti plumb

Trump, miting pas një xhami anti plumb

Në mitingun e parë zgjedhor mbajtur në ambient të hapur që nga atentati që iu bë muajin e shkuar në Pensilvani, kandidati republikan për president ka folur pas një xhami të papërshkrueshëm nga plumbat. Mbështetësve të mbledhur në muzeun e aviacionit të Karolinës së Veriut, Trump adresoi komentet e pararadhësit të tij, ish preidentit Barak Obama dhe bashkëshortes Michele, gjatë konvetnës së demokratëve.
” A e patë Barak Husein Obamën natë e shkuar? Duke ndërmarrë sulme të vogla ndaj preisidentit tuaj? E njëtja edhe me Mishel! E dini, gjithnjë më thonë, zotëri, merru me politikën dhe mos i godit në nivel personal. Por natën e shkuar ata u morën personalisht me mua. A duhet që sërish të merrem me politikën?” tha kandidati republikan për president.

Për rivalen e tij demokrate në garën presidenciale, Kamala Harris, Trump tha se shkatërronte çdo gjë që prekte.  ” Nëse shoqe Kamala fiton këtë nëntor, është e garantuar që do të ndodhë lufta e tretë botërore! Gjithçka që prek shkatërrohet! Ishte prokurore e rrethit në San Francisko! Ai vend u kthye në ferr!  U bë prokurore e përgjithshme në Kaliforni! Edhe ai vend u kthye në ferr!  Do të shkatërrojë vendin tonë siç ka shkatërruar San Franciskon dhe Kaliforninë. Me një fitore të Trump do të kemi sërish ekonominë më të madhe në histori! Do të bëjmë gjëra që do të na bëjnë shumë shpejt të mëdhenj! Do ta bëjmë Amerikën të fortë sërish! Do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish!” tha Trump.

Trump ndërkohë fajësoi presidentin Joe Baiden dhe zëvendëpresidenten Harris për tërheqjen vdekjeprurëse nga afganistani dhe luftrat në Ukrainë  dhe Lindjen e Mesme, ndërsa premtoi se nëse kthehej në krye të Shtëpisë së Bardhë do ti kthente paqen botës me vetëm një telefonatë.

Share This