“Botërori 2026”, Messi barazon rekordin e Suarez-it
Argjentina ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fushatën e Eliminatoreve të vlefshme për Botërorin e 2026-ës.
Skuadra e Lionel Scaloni-t ka arritur që të kalojë minimalisht ekipin e Ekuadorit falë një goli të shënuar nga Lionel Messi.
“Pleshti” arriti që të zgjidhte një ndeshje delikate për kampionët e botës duke shënuar vetëm 12 minuta nga fundi. Ky gol nuk kishte vlerën e vetëm tri pikëve pasi ishte i 29-ti për Messi-n në historinë e eleminatoreve të Amerikës të Jugut.
Një sasi të tillë golash më parë kishte mundur që të shënonte vetëm sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez.
“Është një kënaqësi të jem në këto pozita pasi të gjithë e dinë sa rëndësi kanë për ne këto eliminatore”, tha Messi në fund të takimit.
Mes të tjerash ai pohoi se kampionët e botës në fuqi nuk do të përdorin suksesin në Katar si alibi për paraqitje të dobëta.
“Të gjithë ne jemi të motivuar që të bëjmë gjithmonë e më shumë për Argjentinën edhe pse sapo kemi fituar yllin e tretë”, tha Messi.
Më datë 12 shtator Messi do të ketë shansin që të përmirësojë rekordin e Suarez pasi Argjentina e tij do të vizitojë Bolivinë për të luajtur ndeshjen e dytë të vlefshme për Eliminatoret e Kanada SHBA Meksikë 2026.
Nga ana tjetër Suarez ndjek nga shtëpia këtë raund të parë elminatoresh pasi komisari teknik i Uruguait, Marcelo Bielsa nuk e ka grumbulluar.