Osmani e Rohden, flasin për çështjen e hapjes së urës së Ibrit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Sipas njoftimit, Osmani ka ripotencuar rëndësinë që plani i zbatimit për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, dhe se hapja e saj është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.
Në takim u diskutua edhe për zhvillime që ndërlidhen me Procesin te Berlinit, me ç’rast, Presidentja Osmani përsëriti mbështetjen e saj të plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces, raporton rtk.