Mision i vështirë për Dritën, assesi i pamundur
Skuadra e Dritës nesër e zhvillon ndeshjen e parë kundër Legias së Varshavës, e vlefshme për finalen eliminatore në UEFA Europa Conference League.
Kundërshtari që gjilanasit kanë përballë, është më i vështiri me të cilët janë takuar sivjet. Kryeqytetasit polakë kanë edhe eksperiencë ndërkombëtare të bujshme, pasi gjatë hsitorisë së tyre, kanë luajtur në finalet e të gjitha ligave evropiane, Champions League, Europa League (UEFA Cup) e Conference League, raporton Klankosova.tv.
Me 15 herë kampionët e Polonisë, Drita është përballur edhe në edicionin “pandemik” ku Legia fitonte 2-0.
Pavarësisht se oponenti është i dëshmuar, të dëshmuar janë edhe “Intelektualët” pasi gjatë kualifikimeve evropiane, janë përballur me emra të mëdhenjë të futbollit ndërkombëtar, duke shfaqur performanca fantastike, si ndaj Feyenoordit holandez, Antwrepit belg e Plzenit çek.
Drita nuk ka arritur asnjëherë në histori të klubit në një fazë të tillë të kompeticioneve evropiane, njofton Klankosova.tv.
Play-Off është destinacioni i fundit kualifikues, pasi në rast se kalohet kjo fazë, sigurohen grupet e UECL-së, sikurse edhe mbi 4 milionë euro në konto të klubit.
Legia – Drita zhvillohet nesër në stadiumin “Wojsla Polskiego” të Varshavës, me fillim në orën 18:00, kurse dueli i kthimit, pas një jave në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.