20 milionë euro, nga shtatori për agroturizëm e zhvillim rural

20 milionë euro, nga shtatori për agroturizëm e zhvillim rural

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, njofton se për herë të parë në historinë e MBPZHR-së, kemi miratuar marrëveshje ndërkombëtare me Qeverinë Gjermane në vlerë prej 20.2 milionë euro.

“Implementimi i saj fillon nga shtatori i këtij viti dhe është një mundësi ideale për zhvillim të balancuar të komunitetit e veçanërisht për iniciativat agro-zhvillimore me theks të veçantë, agroturizmin, ekoturizmim, e aktiviteteve bujqësore dhe jo-bujqësore në ferma. Vazhdojmë me krijimin e politikave zhvillimore anë e kënd Kosovës, pa dallim etnie, me qëllim të zhvillimit ekonomik të balancuar e të qëndrueshëm, duke filluar nga zonat rurale në veri të vendit”, ka shkruar Peci në ‘Facebook’.

Share This