Silvinjo pas barazimit me Çekinë: Bëmë një ndeshje të mirë, kemi edhe katër finale
“Kemi bërë një ndeshje të mirë, morëm një pikë të rëndësishme, jemi në gjysmë të rrugës, kemi përpara edhe katër finale. Braziliani Silvinjo sigurisht që mund dhe duhet të ndihet i kënaqur me atë barazim të arritur në Pragë përballë kryesuesve të grupit.
“Ishte një ndeshje e vështirë, ata janë shumë të fortë, luanin në shtëpi dhe janë kryesuesit e grupit. Sidomos në fillimin e ndeshjes kanë një ritëm shumë të lartë. Me Poloninë dhe Ishujt Faroe i kanë vendosur ndeshjet që në 25 minutat e para”.
“Mendoj se tifozët panë një ndeshje shumë të bukur, edhe çekët kishin mundësitë e tyre për të shënuar. Ne kishim planin tonë, të ulnim ritmin e tyre. Bëmë një ndeshje të mirë, tani kemi përpara edhe katër finale”.
“Ishte shumë e rëndësishme që të merrnim një barazim, na jep mundësinë që të luftojmë për kualifikim. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Poloninë në shtëpi, që është shumë e rëndësishme. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët se si e jetuan këtë ndeshje, edhe për Dakun e Mujën që ishte ndeshja e parë, po krijohet një atmosferë shumë e mirë dhe kjo është diçka pozitive”.