Deliu: Pos Nagipit, prokuroria të hetojë edhe zyrat më të larta në sektorin e energjisë

Deliu: Pos Nagipit, prokuroria të hetojë edhe zyrat më të larta në sektorin e energjisë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kërkuar që të hetohet i gjithë sektori energjetik gjatë periudhës sa ishte Nagip Krasniqi në krye të Koorporatës Energjetike të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se Qeveria Kurti pati një mori skandalesh në fushën e energjisë.

“Nuk janë vetëm 3.5 milion euro taksa të qytetarëve, të cilat dyshohet se janë keqpërdorur nga ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Skandali me energjinë elektrike në Kosovë gjatë kësaj Qeverie, ka përmasa shumë më të mëdha, edhe rajonale”.

“Për këtë, dëshmi është ambasadori Martin Berishaj, si ‘tregtar i energjisë’. Prandaj, Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila dje ngriti edhe zyrtarisht aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit, njeriut të suksesshëm të Kryeministrit Kurti, duhet ta hetoj në tërësi të gjithë sektorin energjetik në vend gjatë kësaj periudhe. Uroj që peri të mos këputet te Nagipi, por Prokuria ta ndjekë atë deri në zyrat më të larta të shtetit, atje ku e ka edhe fillin”, ka thënë Deliu. /Klankosova.tv

Share This