Bie fluksi në pikat kufitare, pritjet në Merdarë deri në gjysmë ore

Bie fluksi në pikat kufitare, pritjet në Merdarë deri në gjysmë ore

Pika kufitare me Serbinë në Merdarë, po vazhdon të jetë e ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilën po e përdorin për dalje nga territori i Kosovës, ndonëse fluksi i daljeve edhe në këtë pikë kufitare ka filluar të bie ngadalë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare, në faqen e sajë zyrtare, ka bërë të ditur se sot, kolonat në Merdarë janë deri në 100 metra për të dalë nga Kosova. Sipas QKMK-së, në këtë pikë kufitare, për të dalë nga Kosova qytetarët, mëngjesin e sotëm, po presin deri në 30 minuta, raporton RTKlive.

Po ashtu bëhet e ditur se pritje për të dalë nga Kosova, deri në 30 minuta ka edhe në pikën tjetër kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

Share This