Mirlind Daku në lot: Më shumë se një Kupë Bote kur sheh kaq njerëz duke na përkrahur
Mirlind Daku debutoi me kombëtaren e Shqipërisë në barazimin 1-1 ndaj Çekisë në Pragë.
Sulmuesi nga Gjilani, i cili luan në Rusi me Rubin Kazan, u përlot në prononcimin për emisionin “KUQEZI” në SuperSport 2, ku ndër të tjera tha:
“Jam pa fjalë, isha totalisht i emocionuar që arrita të debutoja me Kombëtaren shqiptare. Ka qenë një moment shumë i mirë për mua dhe familjen time.
Lotët? Për këtë arsye luftojmë që të bëjmë krenarë popullin tonë. Kjo është më shumë se një Kupë Bote kur sheh gjithë ata njerëz duke na përkrahur.