Haaland zbulon mesazhin e Guardiolës
Erling Haaland , i cili shënoi një nga dy golat e Manchester Cityt në fitoren e kundër Chelsea-t (2:0), ka zbuluar mesazhin “e rëndësishëm” që Pep Guardiola i transmeton atij dhe që e ndihmon atë të punojë për të qenë “një lojtar më i mirë” pavarësisht se ka shënuar 64 gola në 67 ndeshje në Premier League.
Me golin e tij të fundit, sulmuesi norvegjez ka shënuar në të gjitha ndeshjet hapëse që ka luajtur me Manchester Cityn që kur u transferua në vitin 2022 nga Borussia Dortmund.
Pavarësisht figurës së tij mbresëlënëse sa i përket golave, Haaland, i cili ka bërë tashmë 100 paraqitje për Cityn, ndihet i pakënaqur me performancën e tij dhe ende dëshiron këshilla nga Guardiola për t’u rritur.
“Lojtarët më të mirë dallohen në gjërat më të lehta. Prekja me të djathtën dhe pasimi me të majtën. Kjo është gjëja e rëndësishme. Pep ma thotë këtë gjatë gjithë kohës”, ka theksuar Haaland.
Tutje topshënuesi i Manchester Cityt theksoi se ajo që Pep dëshiron është që lojtarët të zënë pozicione të ndryshme në fushë për të ndihmuar në krijimin e lojës.