Osmani: Sporti po vë në pah shkëlqimin e të rinjve tanë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka marrë nën patronat, mega kampin stërvitor të organizuar nga Akademia e Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës.
Përmes një videoje të publikuar në llogaritë e saj zyrtare në rrjete sociale, Osmani shkruan se sporti po vë në pah shkëlqimin e të rinjve tanë ditë pas dite, e kështu po ndodh edhe në basketboll.
“Me kënaqësi të veçantë e kam marr nën patronat mega kampin stërvitor të organizuar nga Akademia e Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës, i cili solli basketbollistë të rinj nga Kosova dhe ekspertë e trajnerë të basketbollit amerikanë nga NBA në Kosovë, për t’i frymëzuar edhe më shumë talentët tanë t’i arrijnë majat ndërkombëtare suksesit. Sporti po vë në pah shkëlqimin e të rinjve tanë ditë pas dite, e kështu po ndodh dhe në basketboll”, ka shkruar e para e shtetit.