Alvaro Morata: Nuk është debutimi perfekt, por…

Alvaro Morata: Nuk është debutimi perfekt, por…

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata ka debutuar me gol të Milani, por jo më fitore.

Milani mbrëmë nuk ia doli të marrë më shumë së një barazim 2-2 në duel me Torinon, sfidë kjo e luajtur në ‘San Siro’.

Reprezentuesi i Spanjës, i cili gjatë kësaj verë iu bashkua gjigantit italian nga Atletico Madrid, tha se ky debutim nuk ishte perfektë për të, por ai beson skuadra e tij është gati për këtë sezon.

“Nuk është debutimi perfekt sepse barazuam”, ka thënë Morata.

“Por ne dërguam një mesazh. Një ekip që ishte praktikisht i vdekur arriti të kthehej, dhe nëse loja do të kishte zgjatur edhe pesë minuta, ne do të kishim fituar”, ka theksuar sulmuesi spanjoll, i cili më parë ka bërë karrierë edhe të Juventusi, një tjetër klub i madh italian.

Share This