Gjiganti anglez kërkon një mbrojtës, ylli i Fenerbahces në listë
Gjiganti i Premierligës, Arsenali raportohet se është në kërkim të një mbrojtësi.
‘Topçinjtë’, të cilët përfunduan në vendin e dytë në ligë sezonin e kaluar, sipas medieve britanike, duan të nënshkruajnë me mbrojtësin e Fenerbahces, Ferdi Kadioglu.
Klubi nga ‘Emiratës’ thuhet se ka bërë gati ofertën në vlerë 17 milionë funtesh për mbrojtësin turk.
Arsenal është në garë me Borussia Dortmundin për Kadioglu.
Ndërkaq, siç raportohet, Fenerbahce kërkon rreth 30 milionë euro për yllin e tyre.