Tërmet te Bayern, Tuchel i tërbuar me drejtuesit
Sipas asaj që raportohet nga Bild, Bayern Munich dhe trajneri Thomas Tuchel janë praktikisht në mosmarrëveshje.
Gjithçka ka lindur kur Tuchel, në fund të afatit të merkatos, e ka etiketuar skuadrën në dispozicion të “varfër”. Ardhja e Kane, megjithëse i rëndësishëm, nuk është mbështetur nga operacione të tjera. Deklarata që kanë mërzitur menaxhmentin. Në fakt, CEO Dreesen u përgjigj: “Unë mendoj se ata janë një ekip i klasit të parë, nuk shoh ndonjë arsye për të mos filluar sezonin me besim”.
Një krizë e cila, megjithatë, sipas gazetës gjermane ka marrë fund: “ka shpërthyer paqja”, e vulosur nga deklaratat e presidentit të nderit Hoeness:
“Ne kemi një trajner shumë serioz dhe shumë të mirë si Thomas Tuchel, duam të bëjmë mirë me të edhe në vitet e ardhshme. Që nga fillimi kemi punuar mirë së bashku dhe kjo ka qenë e dukshme në javët e fundit”.