Milani dhe Torino e nisin me barazim në ‘San Siro’, Vojvoda titullar
Milan ka startuar me barazim në sezonin e ri të Serie A.
‘Rossonerët’ dhe Torino luajtën baras 2-2, të shtunën në ‘San Siro’ në sfidën e parë të sezonit 2024/25.
Torinezët ishin afër fitores pas kishin epërsinë prej dy golave deri në finish të ndeshjes falë një autogoli të Thiaw (30’) dhe një goli të Zapata-s (68’).
Por, fundi i kësaj sfidë ishte dramatik pasi milanistët ia dolën që në minutën e fundit përmes Alvaro Moratas (89’) dhe Okafor (90+6’), të barazojnë rezultatin dhe duke shpëtuar nga humbja.
Në radhët e Torinos titullar ishte edhe reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda.