Xhaka e nis me trofe, Leverkusen fiton Superkupën e Gjermanisë
Bayer Leverkusen i Granit Xhakës e ka nisur me trofe sezonin e ri.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë e kanë fituar Superkupën e Gjermanisë pasi mundën Stuttgart-in, me rezultat 4-3 pas penalltive pas koha e rregullt u mbyll baras 2-2.
Sfida e Superkupës gjermane, ka prodhuar një superndeshje me plot raste dhe katër gola të shënuara gjatë kohës së rregullt.
Beniface (11’) kalojë Leverkusenin në epërsi prej 1-0. Katër minuta më vonë Millot barazoi shifrat në 1-1.
Në fraksionin e dytë të lojës Stuttgart e nisi mjaft mirë lojë duke shfrytëzuar largimin e Terrier të Leverkusenit nga loja më karton të kuq në minutën e 37-të, duke arritur edhe golin e avantazhit më anë të Undav (63’).
Megjithatë, të besuarit e Xavi Alonsos nuk u dorëzuan dhe më të gjitha forcat e kërkuan golin e barazimit të cilin e arritën në përmes Schick (88’), rezultat më të cilin u mbyll koha e rregullt.
Nga penalltia më të suksesshëm u treguan futbollistët e Leverkusenit duke e fituar ndeshjen me rezultat 4-3.
Përfundimisht, Bayer Leverkusen pas trofeut të Bundesligës rrëmben edhe Superkupën gjermane.