Sacchi: Jam kurioz ta shoh punën e Mottas të Juve

Sacchi: Jam kurioz ta shoh punën e Mottas të Juve

Legjenda e futbollit italian, Arrigo Sacchi në një intervistë për ‘Gazzetta’, ka thënë se është kurioz ta sheh Juventusin në sezonin e ri me trajner të ri.

Torinezët në edicioni e ri të garave që nis sot, do të drejtohen nga ish-trajneri i Bologonas, Thiago Motta.

“Juve ka nisur misionin me trajneri të ri. Jam kurioz të shoh Thiago Motta-n në punë, por nuk e di nëse ai mund të përsërisë sezonin e Bolognas”, ka thënë Sacchi.

“Jam kurioz të shoh Juventusin me një maskë të re. Ata mund të na japin futboll të mirë. Shpresoj që të dalin disa të rinj italianë, sepse ne kemi shumë nevojë për ta”, ka pohuar ikona e AC Milanit.

Share This