Presidenti Ademi priti delegacionin e Policisë së Kosovës, flasin rreth sigurisë në ndeshjet e futbollit
Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij delegacionin e Policisë së Kosovës, nënkolonelin Basri Shabani, drejtor rajonal në Prishtinë, major Bekim Bislimin shef i sektorit të Operatives Rajonale në Prishtinë, major Visar Goxhufin, shef i Njësisë per Planifikim dhe Vlerësim Operacional në Prishtinë dhe kapiten Bashkim Bytyqin, komandant i Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjen e sigurisë dhe për sigurimin e ndeshjeve të futbollit, e në veçanti për ato që janë me rëndësi të madhe dhe me interesim të madh të publikut siç është ndeshja kundër Zvicrës, që do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, por edhe ndeshjet e të gjitha ligave në nivel vendi. Presidenti Ademi falënderoi zyrtarët e lartë policorë për gatishmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj futbollit dhe përkrahjes së zhvillimit të ndeshjeve në siguri maksimale dhe pa incidente.
Ai po ashtu i shprehu mirënjohje të madhe institucionit të Policisë së Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë me FFK-në në mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit.