Manchester United starton me fitore, mposht Fulhamin

Manchester United starton me fitore, mposht Fulhamin

Manchester United ka startuar me fitore në sezonin e ri në Premier League.

‘Djajtë e Kuq’ mundën Fulhamin, me rezultat 1-0, të premten mbrëma në ‘Old Trafford’ në duelin hapëse të këtij sezoni në elitën angleze.

Dueli mes Man United dhe Fulhamit, ka prodhuar një sfidë joshëse, edhe pse u shënuan vetëm një gol.

Ishte transferimi i kësaj verë, holandezi Zirkze që shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e Erik Ten Hag, duke bërë debutimin me gol tek skuadra e Man Unitedit.

‘Djajtë e Kuq” arkëtojnë trepikëshin e parë në këtë sezon, derisa Fulhami rezultat pozitiv duhet të kërkojë në ndeshjen e radhës.

Share This