Pritje deri në një orë te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë
Pikat kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë më të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur se kolona janë krijuar te Dheu i bardhë, Merdarë dhe Muçibabë.
Qytetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i bardhë, ndërsa në hyrje të kësaj pike nuk raportohet për kolona.
Pritje deri në një orë ka edhe edhe në Merdarë, në dalje të këtij vendkalimi kufitar kolonat arrijnë deri 600 metra.
Ndërsa, në Muçibabë qytetarët po presin për të dalë nga Kosova është 30 minuta.